Grumbulli i sendeve historike në IN – Muzeu „Maqedonia Perëndimore në LNÇ“ – Kërçovë është më i madh për nga volumi dhe përmban sende, përkatësisht armë dhe pajisje të tjera ushtarake që janë përdorur gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare dhe Anti-fashiste në Maqedoni (1941-1945), nga personalitete të rëndësishme historike nga historia më e re maqedonase, duke filluar nga heronjtë popullorë të Maqedonisë, mbajtës të „Medaljes Partizane 1941“, deri te luftëtarë dhe pjesëmarrës të tjerë në LNÇM (1941-1945), gjë që i jep autencitet koleksionit.
Gjithashtu, ka sende që janë përdorur gjatë periudhës së Ilindenit (1903), Luftës së Parë Botërore (1914-1918), si dhe gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore.
Kubur dhe revolver “Gaser”
Koleksioni historik është i larmishëm në përmbajtjen e tij. Ai përmban armë të ndryshme të ftohta dhe të zjarrit, pajisje dhe instrumente ushtarake, si dhe objekte të tjera të lidhura me personalitete dhe ngjarje historike. Gjithashtu, pjesë e koleksionit është treni historik partizan “Treni Qiro”, i vendosur në platonë para Stacionit Hekurudhor në Kërçovë, i cili përbën një atraksion të veçantë kulturor-historik për vetë qytetin.
Mozaikë dhe pajisje për derdhjen e plumbave
Në tërësi, koleksioni i objekteve historike në IN "Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në Luftën Nacionalçlirimtare" – Kërçovë, sipas kohës së krijimit dhe rëndësisë së tij historike, përbën një dëshmi me interes të gjerë për studimin e rrethanave shoqërore-ekonomike dhe kulturo-historike në Maqedoni, nga periudha para fundit të sundimit osman në Maqedoni, deri te çlirimi përfundimtar dhe krijimi i Republikës së pavarur dhe sovrane të Maqedonisë.
Vlera historike e këtij koleksioni mund të paraqitet përmes armatimit personal të heronjve popullorë nga Maqedonia, mbajtës të “Medaljes Partizane 1941”, si dhe luftëtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në Luftën Nacional-Çlirimtare Antifashiste të Maqedonisë (1941-1945).
Pushkë „Kragujevka“, e heroit popullor Mirko Mileski
Në Muzeun gjenden edhe disa sende që i kanë përdorur anëtarët e misionit ushtarak anglez, dhe ato janë:
Pushkë ushtarake angleze, automatik “Sten”, radio-stacion, bluzë angleze, pjesë e parashutës e përpunuar si këmishë, hartë e Gadishullit Ballkanik, prej origjine angleze, e punuar në mëndafsh.
Grumbullimi historik përfshin gjithashtu shumë pushkë, pistoleta, revolverë, kallashë dhe sende të tjera të përdorura gjatë Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903.