Në koleksionin e periudhës antike ndodhen objektet e mëposhtme: enë kuzhine, enë për lëngje, enë për pije, sende prej guri të lëmuar, mjete për përpunim të drurit dhe të tjera. Objekte nga periudha mesjetare janë: shtyllë, kapitel, pllaka, skulpturë, enë kuzhine, enë për lëngje, enë për pije, enë për magazinim, zbukurime për veshje, stoli për kokë, stoli për duar, pajisje sulmuese, sende pelegrinazhi, qeramika ndërtimore, si dhe freska nga kompleksi manastiror "Shën Gjergji" në fshatin Knezhino. Objete numizmatike janë: monedha bronzi romake, monedha bakri të periudhës bizantine të hershme, monedha bronzi bizantine, monedha argjendi osmane dhe monedha të tjera mesjetare.
Përveç objekteve të përmendura, koleksioni përfshin edhe freskat e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në kompleksin e manastirit „Shën Gjergji“, fshati Knezhino.
Koleksioni i sendeve arkeologjike karakterizohet nga shumëllojshmëria e tij, pasi përbëhet nga sende arkeologjike nga disa gërmime në rajonin e Kičevës, sende qeramike, sende metalike, skulptura guri dhe sende të tjera të punuara nga materiale të ndryshme, si dhe monedha nga periudha të ndryshme kohore.